UEFA do shqiptarët dhe urren serbët! “Kurir” e kap keq dhe tjetër deklaratë: Shihni se çfarë kanë bërë në Air Albania, po nëse do ishim ne?

Gjatë protestës së organizuar në ditën e djeshme në Tiranë për lëvizjen e re politike të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, është djegur flamuri serb. Kjo mjaftoi që “Kurir” t’i rikthehej temës së sjelljes së tifozëve në stadiume.

Këtë herë prestigjiozja serbe poston një video nga faqet shqiptare rreth thirrjes së tifozëve për Serbinë. “Kurir” del në përfundimin se UEFA mban me hatër shqiptarët dhe nuk përdor të njëjtën sjellje me Serbinë, përkundrazi, dënimi do të ishte shumë i ashpër.

“Ngjarjet e djeshme në Tiranë nuk janë asgjë të re apo befasuese. Domethënë, gjatë kualifikimeve për Botërorin, kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme në rrugët e Tiranës, në vetë stadiumin, por edhe në paraqitjet mysafire ku kanë shkuar tifozët shqiptarë. Ju sjellim një video të publikuar nga një faqe nacionaliste vendase, ku shihet brohoritja e organizatës terror.iste “UÇK” gjatë ndeshjes shqiptare!

Për të mos përmendur brohoritjen për “vras.jen e serbëve” si në ndeshje ashtu edhe në vetë qytet. Të gjitha këto ngjarje kaluan pa u vënë re nga UEFA. Asnjë dënim nuk ka mbërritur në adresën e Federatës Shqiptare të Futbollit! Nuk duam as të mendojmë se çfarë do të ndodhte nëse tifozët serbë do të bënin diçka të tillë… Në fund të fundit, shikoni vetë se çfarë bënë shqiptarët në stadium dhe në Air Albania”, shkruhet nga Kurir. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online