“Jam krenar, u përpoqëm deri në fund”! U eliminua në çerekfinale, Ksavi çudit: Tani të fitojmë Champions-in dhe La Ligën

Barcelona është eliminuar sot në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Atletik Bilbao e mposhti me rezultatin 4-2, në një përballje që u vendos në kohën shtesë. Por pavarësisht eliminimit, Ksavi nuk e bën dramë. Trajneri i katalanasve është shprehur përpara gazetarëve pas ndeshjes se është krenar për futbollistët e tij dhe se tani synon të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi përpjekur, kemi konkurruar shumë mirë kundër një ekipi të madh. Është një bllok shumë i fortë në shtëpi. Kur u hodh shorti, e pashë tashmë që ishte një fat i keq. Ata janë intensivë, agresivë. Ndeshje e vështirë, por duhet të mendojmë për La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Mund të jemi krenarë, jemi përpjekur deri në fund. Ne do të përpiqemi të fitojmë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Jam i qetë. Mbeten titujt më të rëndësishëm. Ne do të luftojmë për ta” ka deklaruar Ksavi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online