“Jam i tronditur, nuk e di se pse ka ndodhur kjo”! Trajnerit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, jehonë në mediat e Serbisë

Trajneri serb, Dragan Bajic, drejton Maqredoninë e Veriut në basketboll. Balic ka prodhuar jehonë të madhe në mediat serbe pas ngjarjes së fundit që ka ndodhur në lidhje me Kosovën. Atij i është ndaluar hyrja pasi kërkonte të nisej prej andej në Stamboll. Në një intervistë për mediat serbe, trajneri u shpreh:

“Aktualisht jam në Shkup dhe jam i tronditur. Kam marrë informacionin se nuk më lejohet të hyj në territorin e Kosovës. Nuk kam asnjë shpjegim se pse ka ndodhur kjo. Një problem i madh është krijuar me Federatën Maqedonase sepse po kërkohej zgjidhje alternative si të shkohej në Stamboll për t’u takuar me pjesën tjetër të Kombëtares”, tha Bajic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *