Eros Grezda shkoi te Sibeniku, media kroate e prezanton ndryshe: Dashuron Dolce & Gabbana, Gucci dhe më shumë…Versace

Eros Grezda ka pasur një pikë të madhe të rënies në karrierë. Ky futbollist shihej me më tepër potencial nga Kombëtarja Shqiptare dhe shpresat ishin të mëdha për karrierën e ndritur. Talenti i tij shkaktoi jehonë të madhe sa Gerard u detyrua që të shkonte në Kroaci për ta parë nga afër. Pasi firmosi me Rangers, nisi edhe historia e aq shumë komentuar, ku gjithçka shkoi në djall.

Megjithëse vetë Grezda u shpreh se nuk dëshiron që të njihet për jetën e tij personale sa për futbollin e luajtur, media kroate, “24sata.hr”, e ka komentuar në këtë mënyrë pas nënshkrimit të tij te Sibenik. “Grezda njihet si një lojtar që ndan në Instagram disa foto nga ndeshjet që zhvillon, por jo në pak raste ndan foto nga udhëtimet ekzotike dhe rrobat e shtrenjta. I kushton shumë vëmendjes mënyrës sesi vishet dhe duket, e dashuron Dolce & Gabbana, Gucci dhe më shumë, Versace. Gjithashtu publikon foto dhe video nga palestra”, shkruhet në median kroate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online