Përgjithësisht një tip i qetë, të cilit i pëlqen të flasë në fushë dhe jo në media. Mjafton të kujtosh që deklaratat e para pasi u transferua te Vllaznia, Sedat Berisha i dha dy muaj pasi iu bashkua ekipit.
Edhe tani që nga Shkodra u largua për mos respektim të kontratës dhe me gjyqin në FIFA pritet ti marrë klubit mijëra euro dëmshpërblim, Berisha sërish nuk preferon të flasë. Pak fjalë, por që tregojnë të gjithë shqetësimet e muajve të fundit.
I pyetur nga “Sport Ekspres” nëse vendimi i Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve pranë FSHF erdhi si lehtësim dhe nëse ndihet entuziast për aventurën e re te Tirana, 28-vjeçari tha: “Të them të drejtën jam i lodhur, por falë Zotit përfundoi”.
Deklaratë e shkurtër, me të cilën Sedat Berisha duket se kërkon të hedhë të kaluarën pas shpine. Është koha për të menduar vetëm për Tiranën dhe për të parë përpara…