“Jam i kënaqur që PSG-ja u eliminua, ata janë një shaka“, deklarata e fortë e ikonës së Liverpulit: Ata janë një rrëmujë

Xhemi Karrager ka komentuar eliminimin e PSG-së nga Liga e Kampionëve në studion e emisionit “Golazo“ në “CBS Sports“. Ish-mbrojtësi i Liverpulit është shprehur se është kënaqur me largimin e klubit francez nga kompeticioni më i lakmuar në Europë. Karrager argumenton se shpezimet e mëdha dhe blerja e lojtarëve më të mirë në botë nuk e ka bërë PSG-në një ekip dhe kjo dëshmohet me rezultatet e arritura në Ligën e Kampionëve.

“Jam i kënaqur që PSG-ja është eliminuar. Thjesht nuk më pëlqen e gjithë mënyra se si është e ndërtuar. Nuk është një ekip, është thjesht një rrëmujë. Në 5 nga 7 vitet e fundit janë eliminuar në raundin e të 16-ve dhe kanë shpenzuar më shumë para se të gjithë për të marrë lojtarët më të mirë në botë. Është brilante, sepse të tregon se sa e rëndësishme është të jesh ekip. I duam individët brenda një ekipi, por ata nuk janë një ekip. Sinqerisht, Kilian Mbapeja duhet të largohet nga ai klub.

Sigurisht që mund të humbësh me Bajernin e Mynihut, janë eliminuar edhe emra të mëdhenj aty. Por për sa kohë kanë qenë në pronësinë e Katarit, kanë pasur më shumë para se çdo kush tjetët, kanë blerë lojtarët më të mirë për të shkuar 5 herë në 16-she, është një shaka. Dua të them, është një shaka“, ka deklaruar Xhemi Karrager./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online