“Menaxhimi i Asllanit nga Inzagi është i pashpjegueshëm”, gazetari italian nuk kursehet ndaj Interit: Sjelle të një ekipi të sëmurë

Alfredo Pedula ka kritikuar Interin pas humbjes së befasishme të këtyre të fundit kundër Specias. Gazetari italian ka folur për “SportItalia”-n, ku gjithashtu ka prekur edhe çështjen e Asllanit. Pedula e sheh të pashpjegueshme mënyrën se si Inzagi po e menaxhon mesfushorin shqiptar, që sipas tij duhet të ketë më tepër minuta në fushë.

“Kjo disfatë është alarmante, sepse rrethana rënduese është që kanë luajtur lojën. Pësuan gol, arritën të barazonin, por nuk mbajtën dot epërsinë. Këto janë sjelljet e një ekipi të sëmurë, i cili ka probleme të mëdha. Menaxhimi i Kristjan Asllanit nga Simone Inzagi është i pashpjegueshëm. Sidomos kur duhet ta lërë të luajë për vetëm 15-20 dhe fut Roberto Galjardinin. Mund t’i kalojmë të gjitha situatat e tjera, por nëse Asllani nuk mund të luajë as 15 minuta, atëherë më mirë t’ja lëmë Empolit ato 14 milionë euro”, ka thënë Alfredo Pedula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online