“Jam afër Kombëtares, trajneri i ri ka besim te mua“, Çelhaka zbulon gjendjen e Muçit: Mediat i zmadhojnë gjërat, kështu ndodhi edhe me mua

Jurgen Çelhaka po kalon një formë të mirë në radhët e Legias së Varshavës. Mesfushori shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit, teksa tashmë e sheh veten titullar me fanellën e kampionëve të Polonisë. Ish-lojtari i Tiranës ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku rrëfen më tepër rreth gjendjes që po kalon te Legia. Çelhaka ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në muajt e parë të tij në Varshavë, ku nuk po arrinte të gjente hapësira në skuadër. Gjithashtu, talenti shqiptar ka dhënë më tepër informacion rreth mungesës së Muçit në listën e trajnerit Vukoviç, duke mohuar për një grindje të ndodhur në stërvitje siç është përfolur në mediat polake.

“Për momentin ndihem shumë mirë. Është e vërtetë që kisha një fillim të vështirë. po kap formën maksimale, minutat po vijnë ndeshje pas ndeshjeje. Në përgjithësi është ushqimi parësor, pastaj është gjuha e dyta. Janë të gjitha nga pak. Futbolli është më fizik se në Shqipëri, ndërsa nga ana teknike nuk është diferencë e madhe. Futbolli fizik është ar.ma ime kryesore. Të gjithë besojnë te unë. Po marr minuta, kjo është e rëndësishme. Kombëtarja? Jam afër, të them që nuk e synoj do të gënjeja. Nëse vazhdoj të luaj këtu edhe Kombëtarja A do të vijë. Është në dorën time. Nëse unë mbaj këtë ritëm, edhe ftesa do të vijë. Në mos sot, do të vijë nesër. Por besoj se çdo njeri na ndjek. Te Kombëtarja janë selektues shumë të mirë, edhe momenti im do të vijë.

Të gjithë futbollistët kemi problemet tona, por nuk ishte një problem aq i madh sa u bë në media, siç dihet që i zmadhon pak gjërat. Nuk do të na pëlqejë çdo trajner. Kështu jemi ne futbollistët, një trajner na pëlqen e një jo. Kanë qenë gjëra të vogla që tani janë sheshuar. Trajneri i ri që ka ardhur ka shumë besim te unë. Ai ma ka dhënë besimin dhe unë po ia shpërblej.

Gjendja e vështirë e Muçit? Mendoj se çdo lojtar kalon një moment jo të mirë. Te Muçi kanë të gjithë besim, sepse i dimë të gjithë cilësitë e tij. Ai po punon shumë mirë dhe do vijë prapë momenti i atij. Çdo lojtar është i mërzitur kur nuk luan, por i ka cilësitë që të kthehet prapë. Nuk ndonjë gjë e madhe se nuk luajti tre ndeshje. Në këtë klub besojnë të gjithë, prandaj e kanë blerë. Pjesa që ka pasur grindje nuk është fare e vërtetë. Çdo njeri që e njeh Muçin e di që është një djalë shumë pozitiv dhe nuk ka pasur grindje. Prandaj thashë që mediat i zmadhojnë. Pak a shumë mediat shqiptare e kanë qejf këtë gjë. Kështu ndodhi edhe me mua atëherë. Një gjë e keqe dhe u zmadhua direkt. Por nuk ka pasur asnjëherë grindje”, ka deklaruar Jurgen Çelhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online