“Ja se çfarë bëjnë shqiptarët për Kombëtaren”! Mediat në Europë impresionohen nga historia në “Air Albania”

Për situata të jashtëzakonshme kërkohen zgjidhje të jashtëzakonshme. Me pak fjalë, kështu kërkojmë që të fitojmë në mbrëmjen e nesërme dhe që të lëmë Lewandowskin pa Botëror. Të gjithë e dimë se stadiumet nuk lejohen me më tepër sesa 30% të kapacitetit. Por sërish FSHF vjen me një punë të mirë duke e bindur Qeverinë se e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë pranë Botërorit dhe të lërë jashtë Lewandowskin, është me lojtarin e 12.

Për këtë arsye u shitën edhe 22.000 bileta, pasi për çështjen e kohës nuk kishte asnjë diskutim që do të avullonin brenda pak orëve. Kjo histori e ardhur nga Shqipëria nuk ka mahnitur vetëm polakët, por edhe shumë media të Europës. Mes tyre është dhe media “Sport” në Bosnje që i ka bërë një parashtrim të gjatë të gjithë situatës ku gjithë ideja e artikullit është se deri në çfarë pike mbërrin Shqipëria, ku është e aftë që të rrezikojë gjithçka, por kjo bëhet për hir të futbollit.

“Në Tiranë, të gjithë po bëjnë gjithçka për të ndihmuar anëtarët e ekipit të tyre kombëtar, kështu që autoritetet lokale shëndetësore kanë hapur tribuna të plota për këtë ndeshje, edhe pse fillimisht u njoftua se vetëm 30 përqind e kapacitetit të përgjithshëm të shikuesve do të jetë në tribuna. Coronavirus po shkatërron Shqipërinë, por futbolli është padyshim më i rëndësishmi për momentin, kështu që u bë një përjashtim për këtë ndeshje speciale. “Stadiumi në Tiranë do të jetë i stërmbushur. Ky do të jetë lojtari ynë i 12 -të”, shkruajnë mediat shqiptare, të cilat njoftuan se Federata e Futbollit e atij vendi ka marrë leje për të përdorur kapacitetin maksimal të stadiumit.

“Nëse stadiumi do të ishte dhjetë herë më i madh, të gjitha biletat gjithashtu do të shiteshin,” tha Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit pas ndeshjes kundër Hungarisë (1-0). Ai shtoi se vendi duhet të marrë parasysh seriozisht investimet e mëtejshme në infrastrukturën sportive. “Duket se me ardhjen e gjeneratës tjetër në futbollin tonë ne na duhen vetëm stadiume edhe më të mëdha,” shpjegoi Duka. Ndeshja me Poloninë luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë. Ky stadium është më moderni në të gjithë vendin, dhe në maj të vitit të ardhshëm, finalet e konkursit të ri të Konferencës së UEFA -s do të luhen atje. Stadiumi ka një kapacitet prej 22.3 mijë spektatorësh dhe biletat janë shitur prej kohësh për një nga ndeshjet historike të Shqipërisë”, shkruhet në raportim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online