“Teutës i mungojnë 6 pikë”, Starova nuk i bën publike arsyet e ndryshme

Drejtori teknik i skuadrës së Teutës, Sulejman Starova ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Në këtë hapësirë ai foli për ecurinë e skuadrës durrsake në këto 14 javet e zhvilluara të Superligës. Sipas tij, fitorja me Bylisin ishte një nga më të rëndësishmet, pasi vinin nga një humbje ndaj Vllaznisë.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por ajo e fundit, që Teuta e arriti përballë Bylisit kishte rëndësinë e saj, sepse skuadra vinte pas humbjes me Vllazninë. Fitorja nuk ishte e lehtë, ashtu siç mund të mendohet, në fillim na rrezikuan. Vetëm pas golit të dytë, ne e kishim të të thjeshtë, mund të shënonim më shumë”.- u shpreh Starova.

Gjithashtu ai foli edhe për situatën aktuale të pikëve, teksa u shpreh se Teutës i mungojnë 6 pikë për arsye të ndryshme, të cilat preferoi të mos i bënte publike.

“Teutës i mungojnë 6 pikë, për arsye të ndryshme. Për momentin skuadra është në vijë të drejtë, të dhënat janë të pranueshme, por ka vend për përmirësime. Potencialin që kemi në skuadër, duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”.- deklaroi Starova. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online