Marcelo Brozoviç e gjeti veten në telashe javën e kaluar, kur policia e ndaloi dhe i pezulloi patentën, sepse theu rregullat e qarkullimit. Lojtari e kaloi rrugen me semaforin e kuq, por edhe gjatë kontrollit rezultoi me perdorim të alkolit, pak mbi normat e lejuara. Ky lajm mori jehonë në mediat italiane dhe ato kroate.
Megjithatë, së fundmi Marcelo ka bërë një veprim që i shkon për shtat nofkës së tij” Epik Brozoviç”, teksa në një postim në instagram ka ironizuar ndalimin e tij nga policia. Ai ka publikuar një foto “selfie” me mbishkrimin “U premtoj është vetëm ujë!”. Ky reagim ka marë mjaft të qeshura në komente nga shokët e ekipit, por edhe nga tifozët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/