Italia “zien”, lojtarët nuk duan skemat e trajnerit

Nuk është vetëm në Shqipëri një çështje dite zgjedhja e trajnerit në lidhje me skemën e kombëtares. Ashtu si ne u habitëm në Spanjë, kur pamë shumë rezerva në fushë dhe një mbrojtje me 5 lojtarë, ashtu edhe në Itali është ndezur debati në lidhje me skemat e trajnerit Xhan Piero Ventura.

Barazimi kundër Maqedonisë në Torino duket se ka hapur “kutinë e Pandorës”, sepse në Itali po shkruhet gjithnjë e më shumë se trajneri Ventura është nën vëzhgim dhe krerët e federatës italiane nuk i kanë pëlqyer aspak disa deklarata të trajnerit, përtej rezultateve e lojës mediokre.

Gazzetta dello Sport sot shkruan se edhe lojtarët e kombëtares, kryesisht “senatorët”, nuk e pëlqejnë aspak sistemin e lojës që po aplikohet tek Italia. Skema 4-2-4 e përdorur në Madrid prodhoi një humbje 3-0 pa asnjë reagim ndaj Spanjës, ndërsa 3-4-3 ndaj Maqedonisë nuk bindi askënd. Kapiteni Bufon dhe të tjerët preferojnë një skemë 3-5-2, si në kohën e Antonio Kontes, skemë që dha rezultate mjaft të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *