Do të jetë Roberto Mançini trajneri i ri i Italisë dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Lajmi publikohet nga Sky Sport, që raporton se trajneri 53-vjeçari pret të përfundojë kampionatin me Zeniti, pas dy javësh, për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës ruse ku gjithsesi nuk do t’i krijojnë pengesa, sepse ky sezon ka qenë zhgënjyes.
Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Mançini ka dalë hapur dhe ka deklaruar shpesh se do e kishte për nder të drejtonte Italinë.
Më 28 maj Italia do të luajë një miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Mançini pritet të jetë në stolin axurr.