Jurgen Pesmaçiu ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Sport”. Futbollisti i Tiranës ka folur edhe sa i përket kampionatit europian duke veçuar “tiki-takan” e Italisë.
“Momentalisht jam me të rinjtë e Tiranës dhe këtë sezon kam bërë 7 gola. Për mua skuadra Italia ka surprizuar me lojën e saj. Ka filluar të bëjë një lojë tiki-taka që nuk e ka bërë kurrë më parë.
Unë në fakt jam në mbështetje të Francës, por Italia e ka ndryshuar totalisht lojën. Bëjnë shumë presion dhe qarkullojnë shumë mirë me topin, ashtu sikurse Spanja dikur”, tha Pesmaçiu./Sport Ekspres/