Italia pa asnjë juventin në formacion, Mançini thyen rekordin 20-vjeçar!

Juventus ka qenë gjithmonë baza e kombëtares italiane të futbollit dhe vështirë të gjesh ndonjë ndeshje, në të cilën Italia ka luajtur pa lojtarë bardhezi në skuadër. Mbrëmjen e kaluar Italia humbi përballë Portugalisë me rezultatin 1-0, por ajo që ra në sy ishte mungesa e lojtarëve të Juventusit në formacionin e Roberto Mançinit.

Hera e fundit që ndodhte diçka e tillë ishte 17 qershori i vitit 1998. Zhvillohej Botërori i Francës dhe Italia përballej në fazën e grupeve me Kamerunin. Trajner i kombëtares ishte Çezare Maldini, i cili nuk zgjodhi asnjë lojtar të Juventusit në formacionin titullar.

Italia fitonte me rezultatin 3-0 me gola të Di Biaxhos me një dygolësh të Bobo Vierit, ndërsa në pjesën e dytë aktivizoheshin dy juventinë. Del Piero zëvendësonte Roberto Baxhion dhe Di Livio futej në vendin e Morieros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online