Italia ndryshe e Mançinit: Në sulm ndaj Portugalisë, duhet t’i kënaqim tifozët

Italia po përgatitet për ndeshjen e së shtunës kundër Portugalisë. Sfida zhvillohet në “San Siro” të shtunën në mbrëmje dhe djemtë e Mançinit do të bëjnë të pamundurën për të mposhtur Kampionët e Europës në fuqi, me shpresën për të vazhduar më tej rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Në fillim të turneut objektivi ynë ishte kualifikimi në fazën finale të Ligës së Kombeve. Humbëm në Portugali, kishim hedhur në fushë një ekip të ri. Një humbje që qëndron, por tani kemi shansin t’i mposhtim në ‘San Siro’. Duhet të mendojmë vetëm për fitoren dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen Portugali-Poloni. Duam të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe të luajmë siç kemi bërë në dy ndeshjet e fundit. Dua të shoh një ekip që sulmon, mbi të gjitha për të kënaqur publikun e ‘San Siros’, një stadium që mbushet gjithmonë plot për kombëtaren dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, insiston Roberto Mançini.

Trajneri i Italisë ka luajtur si futbollist dy ndeshje në “San Siro” me fanellën e kaltër. Të parën në dhjetorin e vitit 1987 dhe të dytën në nëntorin e vitit 1993. Mançini i mban mend mirë të dyja dhe nis e kujton episode nga ato dy takime.

Shkuam në Europianin e vitit 1988, ishim një skuadër shumë e fortë dhe bëmë një ndeshje të madhe, duke fituar 3-1 në Milano.” 53-vjeçari kujton dhe fitoren kundër Portugalisë me rezultatin 1-0. Ishte nëntori i vitit 1993 dhe Italia triumfonte përballë luzitanëve me golin e Dino Baxhos.

Fituam me golin e Dino Baxhos, ishte 17 nëntor, e njëjta datë si të shtunën. Shpresojmë të jetë një shenjë e mirë për Ligën e Kombeve dhe të ardhmen tonë“, kujton dhe shpreson Roberto Mançini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *