Italia humbet menjëherë sulmuesin, Pelegri “ngec” në testet mjekësore!

0

Pietro Pelegri ishte një nga afrimet surprizë të Roberto Mançinit në kombëtaren e Italisë, por 17-vjeçarit do i duhet ta shtyjë debutimin e tij me të kaltrit. Sulmuesi i Monakos është kthyer në Francë, mbas kryerjes së testeve mjekësore në Koverçiano, që zbuluan një dëmtim të Pelegrit, i cili është i padisponueshëm për të luajtur në ndeshjet përballë Polonisë dhe Portugalisë.

Lojtari pësoi një dëmtim në minutat e fundit të ndeshjes së mbrëmshme kundër Marsejës dhe mjekët e kombëtares nuk kanë dashur të rrezikojnë. Sulmuesit të ekipit nga Principata, njëkohësisht një lojtar, i cili ka thyer shumë rekorde që në këtë moshë, i zgjati fare pak gëzimi i grumbullimit për herë të parë në kombëtare, ndërsa tani do i duhet të rikuperohet plotësisht për të qenë i gatshëm për klubin e tij dhe kombëtaren.

Pelegri u transferua në Liga 1 në janar (pa i mbushur akoma 17-vjeç) dhe Monako pagoi 31 milionë euro për kartonin e tij te Xhenoa. Ai shihet si një nga talentët më premtues të futbollit italian dhe Roberto Mançini tregoi se beson shumë te ai. Megjithatë, Pelegri është i ri dhe do të ketë kohë për të debutuar me kombëtaren e Italisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.