Mes shumë dhimbjeve të kokës trajneri Bernard Shaland bëhet gati që të luajë ndeshjen e historisë së Kosovës dhe më të rëndësishmen për karrierën e tij. Futbollistët më të rëndësishëm nuk mund t’i llogarisi në përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut pasi do të mungojë Muriqi, Rrahmani dhe Rashica.
Trajneri Shaland ka shprehur në konferencën për shtyp gjithë irritimin e tij me atë që i erdhi nga Seria A. Amir Rrahmani është bllokuar dhe nuk ka mbërritur te Kosova për shkak të daljes së disa lojtarëve pozitiv me Koronavirus. Në lajme do të qarkullonte lajmi se ishte infektuar edhe mbrojtësi shqiptar, por vetë faqja zyrtare e Napolit e ka mohuar nëpërmjet një reagimi.
Ndërkohë Shaland është shprehur se nuk e kupton sesi Rrahmani nuk mund t’i bashkohet Kosovës për arsyet e sigurisë shëndetësore, ndërsa nga ana tjetër Maqedonia e Veriut mund të marrë lehtësisht Pandev që vjen nga Genoa, një skuadër edhe më e prekur se Napoli nga Koronavirusi. /Sport Ekspres/