Ismajli bashkohet me grupin dhe gati për Parmën, menaxheri i Spezias: Do na japi një dorë të madhe për objektivin

Tashmë nuk ka më pengesa. Ardian Ismajli ka hedhur pas krahëve gjithçka dhe është bashkuar ditën e djeshme me grupin. Mbrojtësi shqiptar ende nuk ka debutuar në elitën e fubollit italian, por koha për të ardhur një moment i tillë nuk do të vonojë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka nisur të ngrohë motorrët për ndeshjen e fundjavës me Parmën, kur pritet të vijë edhe debutimi i shumëpritur për të.

Ndërkoë fjalët e mira dhe besimi te klubi i Spezias nuk mungojë. Menaxheri i përgjithshëm i zonës teknike të skuadrës italiane, Meluso, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku është ndalur ndër të tjera edhe te fakti se Ismajli së bashku me Leo Senan i janë bashkuar grupit në stërvitje. Sipas tij, kualitetet e këtyre dy lojtarëve janë të mëdha dhe të rëndësishme, duke i konsideruar thelbësor në luftën për mbijetesë në Serie A.

“Nga sot (dje) Leo Sena dhe Ismajli janë më në fund me grupin. Ata kanë kualitete të rëndësishme dhe do na japin një dorë të madhe në arritjen e objektivit për mbijetesë. Por është e qartë se ata që mbërrijnë nga jashtë kanë nevojë për një periudhë minimale për t’u përshtatur. Kështu që qetësisht do të hyjnë në mekanizmat e ekipit”, ka thënë Meluso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online