E fundit/ Nga Kombëtarja në Europa League, tetori është muaji i ëndrrave për Marash Kumbullën

Vetëm 20 vjeç, por ka nisur të prekë ëndrrat e tij. Marash Kumbulla është duke arritur suksese të mëdha në karrierën e tij, teksa edhe pse në një moshë të re ia ka dalë të zërë vendin e tij në një skuadër të madhe dhe me histori siç është Roma. Fonseka i beson shumë talentit dhe cilësive të mbrojtësit shqiptar, duke e hedhur në fushë përballë emrave të mëdhenj në Serie A, ndërsa tashmë vjen edhe momenti në arenën europiane për të.

Kumbulla është zgjedhur titullar për takimin hapës në Europa League përballë Young Boys, që do të luhet sot në orën 18:55. Ky do të jetë edhe debutimi i talentit kuqezi në një kompeticion të tillë dhe emocionet shtohen edhe më tepër kur kujton faktin se një arritje të tillë e mbërrin që në moshën 20-vjeçarë. Nga Kombëtarja në Europa League, ky muaj ka rezervuar gjithçka për të. Tetori duket të jetë muaji i përmbushjes së ëndrrave për Marash Kumbullën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online