“Isko refuzoi të vazhdonte nxehjen, kur Zidan hodhi në fushë Naçon”, kështu shkruante sot pas El Clasico-s Real Madrid-Barcelona e përditshmja spanjolle AS në versionin e saj online.
Kaq mjaftoi që mesfushori i Realit dhe Spanjës të humbiste durimin dhe me një postim në Twitter të reagonte nda gazetës së njohur spanjolle.
“Boll shpërndatë m…, sepse po futeshin dy shokë skuadre dhe nuk e dija që mund të aktivizoheshin 4 lojtarë”, shkruan Isko në Twitter, duke iu kthyer situatës kur po kryente nxehjen së bashku me Asension dhe Bejlin, ndërsa ishte futur më herët Naço.
AS e hoqi lajmin nga uebi pak pas postimit të Iskos, shenjë e qartë se bëri një gafa trashanike.
Dejar de meter mierda que ya iban a salir mis otros dos compañeros… no sabía yo que sé podían hacer 4 cambios https://t.co/CFnYgNZcbM
— ISCO ALARCON (@isco_alarcon) December 23, 2017