Batuta e Abazajt: Rritje rroge dhe qëndrojmë

Kristal Abazaj është një nga “xhevahirët” e Luftëtarit dhe vijon të tregojë veten ndeshje pas ndeshjeje. I kontaktuar nga “Sport Ekspres” Abazaj flet për takimin me kuksianët, duke vënë në dukje faktin se kjo fitore erdhi si rezultat i punës së vazhdueshme: “Jemi shumë të lumtur, pasi pas lojërave të mira kemi arritur që të marrim dhe pikë. Kjo tregon se jemi në një formë të mirë, pasi kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira më herët dhe nuk kemi marrë pikë. Besoj se këtë ndeshje kemi treguar se dimë të luajmë mirë. Shënuam gol, çka na dha dhe fitoren. U bënë 3 fitore dhe tashmë morali është lart dhe gjithçka po shkon shumë mirë”, tha fillimisht Abazaj. Ofertat nuk i mungojnë, por vetë lojtari në këtë pikë nuk preferon që të komentojë shumë: “Nuk mund të flas për momentin për merkaton. E di që ka shumë oferta, por besoj se në janar do të bëjmë lëvizjen e duhur”. Në lidhje me deklaratën e presidentit të Luftëtarit, Abazaj zgjedh batutën për t’u përgjigjur, teksa në të qeshur thotë: ”Nëse e thotë presidenti, besoj se do na bëjë rritje rroge dhe do na mbajë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online