Ishte vetëm 20 vjeç, ish-presidenti zbulon ofertën marramendësë për Mesin: Më dha 250 milionë euro

Barcelona ka vendosur datën 24 janar si datën kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale të klubit dhe Joan Laporta ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë sërish në krye të gjigantëve katalanas. Laporta është ulur në karriken e presidentit të Barçës përgjatë viteve 2003-2010, periudhë në të cilën gjeniu Mesi do të hidhte hapat e parë me fanellën blaugrana.

Ish-kreu i Barcelonës ka zbuluar së fundmi edhe prapaskena të merkatos që datojnë në vitin 2006, atëherë kur Morati do të zbraste xhepat për të veshur zikaltër Mesin. Argjentinasi ishte vetëm 20-vjeç në ate periudhë, por kjo nuk e ka ndaluar ish-presindentin e klubit italian të vendoste në tryezë një ofertë marramendëse prej 250 milionë eurosh, që në këmbim mori vetëm një “jo” nga Laporta, i cili kurrsesi nuk mund të largonte një thesar si Mesi nga Barcelona. Madje diçka të tillë nuk ka ndërmend ta bëjë as tani.

“Ai (Mesi) gjithmonë ka pasur oferta. Në vitin 2006 Morati më dha 250 milion euro dhe unë i thashë jo. Atje unë pashë besimin e Mesit dhe familjes së tij për Barcelonën. Babai i tij më pyeti se çfarë do kisha bërë unë si baba dhe i thashë se më e mira ishte të qendronte. I thashë se do të krijonim një ekip që do e ndihmonte të arrinte sukseset më të mëdha, që do të prekte lavdinë dhe do të bënte histori. E pashë dashurinë e tij për klubin, qytetin dhe shtetin”, ka thënë Joan Laporta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online