FOTO/ Anglia e pret në mënyrën e vetë, Van De Beek publikon këmbën e dëmtuar: Mirësevjen në Premier League

Manchester United mori 3 pikë mjaft të rëndësishme ndaj Southampton edhe pse “djajtë e kuq” ishin duke humbur 2-0. Megjithatë dënimi i Kavanit dhe ai i Van De Beek e zbehu shumë këtë fitore, teksa trajneri Solskjaer duhet të mendojë se si do të përshtasë skuadrën në ndeshjet e ardhshme pa dy lojtarët më të mirë. Dëmtimi i Van de Beek në këmbë tregon dhe njëherë sesa e vështirë është të luash në futbollin anglez, ku arbitrat zakonish lejojnë e fortë dhe të shpejtë dhe me pak faulla.

Këtë e ka vërtetuar edhe vetë lojtari holandez në një postim në “Instagram”, ku ka treguar lëndimin e tij. Fotoja u publikua me mbishkrimin “Mirëserdhe në Premier Ligë”. Megjithatë pavarësisht problemit në këmbë, Van De Beek tregoi një performancë mjaft të mirë në fushën e lojës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online