Interi luan finalen për një shpresë kualifikimi, trajneri i gjermanëve: Duan fitoren, por sigurohemi që nuk ndodh

Borusia Monshengladbah dhe Interi luajnë një finale mbrëmjen e nesërme, ku do të vendoset shumë sa i përket skuadrave që do të kualifikohen nga ky grup në Champions League. I vetmi rezultat që shëpton djemtë e Antonio Kontes është fitorja dhe këtë gjë e dinë mirë në kampin kundërshtar. Trajneri i gjermanëve ka folur për mikrofonin e “Sky Sports” në prag të kësaj sfide, ku shprehet se lojtarët e tij duhet të sigurojnë që zikaltrit të mos marrin 3 pikët nesër mbrëma.

“Barazimi me Interin dhe Realin e Madridit ishte i vështirë. Në Milano, në ndeshjen e parë na u desh shumë kohë për t’u shprehur siç donim. Romelu Lukaku është një lojtar i jashtëzakonshëm, për të cilin duhet të mbrohemi në mënyrë optimale. Interi duhet të fitojë me patjetër dhe do të vijë i përgatitur plotësisht për të arritur këtë qëllim. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Marko Rose./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online