Ishte vetëm 1 shqiptar në 100 të arrestuar! Policia në Greqi ngushton pistën e vrasjes së tifozit të AEK ndaj Dinamos së Zagrebit, mes 5 të dyshuarve ngelet ende shqiptari

Para ndeshjes mes AEK dhe Dinamos së Zagreb është bërë trazirë e madhe. Me ndihmën e tifozëve të Panathinaikosit, tifozët e Dinamos së Zagrebit shkaktuan kaos në Athinë. Mes shumë të plagosurëve, u vra edhe një tifoz 29-vjeçar i AEK.

Policia në Greqi ka arrestuar 100 të dyshuar dhe mes tyre, ishte vetëm një shqiptar. Por tashmë rrethi është ngushtuar në vetëm pesë persona dhe sërish shqiptari i arrestuar, ngelet si njeriu që mund t’i ketë marrë jetën tifozit grek.

Më saktë është një shqiptar, një kroat dhe tre grekë si të dyshuarit kryesorë që mund të kenë bërë vrasjen. Portali grek Neësit shkruan se kroatit dhe shqiptarit iu gjet një thikë me gjak në momentin e arrestimit dhe dyshohet se gjaku i përket viktimës që ndërroi jetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *