“Ishte ta merrje me shpulla”, Kielini shënjestron Balotelin: Negativ dhe pa respekt, Melo ishte “mollë e kalbur”

Xhorxho Kelini është një nga figurat më të dashura të tifozerisë bardhezi. Me paraqitjet e tij dinjitoze dhe me shpirtin luftarak në fushë është kthyer në një simbol të mbrojtjes së Juventusit. Futbollisti Italian ka nxjerrë në treg edhe autobiografinë e tij të titulluar “Unë, Xhorxho”, ku duket se nuk ka pasur aspak frikë të shkruajë atë që vërtet mendon. Kështu Kielini ka fjalët më të këqija për dy lojtarë me të cilat ka ndarë fushën e lojës, brazilianin Felipe Melo dhe “problematikun” Mario Baloteli. Të dy njihen për karakterin e tyre në të vështirë dhe këtë e nxjerr në pah edhe kapiteni i bardhezinjve.

Në autobiografinë e tij Balotelin e cilëson si një person negativ, që me sjelljen e tij nuk shfaqte anjë lloj respekti për grupin. E këtë e kanë konfirmuar edhe shumë të tjerë, duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ndërsa për ish-futbollistin e Juventusit, Melo, shkruan se ishte një “mollë e kalbur” me të cilin mund të përfshiheshe në një sherr nga momenti në moment.

“Baloteli është një person negativ, pa respekt për grupin. Në Kupën e Konfederatave në vitin 2013 nuk ka dha një dorë në asgjë. Diçka kjo që ishte për ta marrë me shpulla. Një akoma më i keq ishte Felipe Melo. Më i keqi i të këqinjve. Kishte gjithmonë një sherr me të. I thoja gjithnjë menaxherëve: Është një mollë e kalbur”, shkruan Kielini në librin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online