E mposhti edhe Kristiano Ronaldon, prestigjozja spanjolle ngre në qiell Kumbullën: Të gjithë e duan murin shqiptar!

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla vazhdon që të bëj një jehonë të madhe në mediat sportive, ndërsa ka interesin e shumë klubeve të njohura. Këtë herë mbrojtësi shqiptar ka bërë jehonë në Spanjë, atje ku prestigjozja “Mundodeportivo” e hap artikullin e saj me: “Murin shqiptar e duan të gjithë, ka luftë për të në Itali”.

Atje theksohet se Interi dhe Napoli janë dy skuadrat që janë më afër shërbimeve të Kumbullës. Ekipi i Gatuzos e sheh si një zëvendësues ideal për largimin e Kulibali, por nga ana tjetër, vetë futbollisti dëshiron që të transferohet tek Interi.

Gjithashtu në median spanjolle përmendet edhe ndeshja Verona-Juventus 2-1, pak para se të mbyllej Seria A për shkakun e COVID-19. Atje Kumbulla ka shkëlqyer, duke shënuar një gol që u anullua për pozicion jashtë loje dhe duke fituar penalltinë që i dha tre pikët Veronës. “Mundo Deportivo” shkruan se kjo ishte prova e vërtetë për Kumbullën, pasi arriti që të fitonte shumë duele personale me Kristiano Ronaldon. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online