“Ishte shumë i turpëruar me kutinë e çokollatave”! Rrëfimi i ish-shokut të ekipit: Kante nuk kishte qenë kurrë në datëlindje

Ngolo Kante është një nga futbollistët më të dashur, jo vetëm për suksesin në fushën e lojës dhe trofetë e arritur, por edhe për thjeshtësinë e tij. Ish-shoku i skuadrës së Kante, Felipe Saad tek Caen tregoi një rast mjaft të veçantë kur ishte duke festuar ditëlindjen. Kur të gjithë kishin dhuruar të mira materiale, Kante erdhi me vetëm një kuti çokollatash, pasi nuk kishte qenë më parë në një ditëlindje.

“E ftova Ngolo Kante për tek ditëlindja ime. Ishte një festë e vogël. Papritur ai erdhi në restorant me një kuti çokollatash, shumë i turpëruar. Ai kërkoi faljen për dhuratën që kishte marë dhe na tregoi se nuk dinte çfarë të blinte pasi nuk ishte ftuar më parë në një ditëlindje.”- u shpreh Saad. /Elio Hajdari-Sport Eksres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online