Ishte shkaktari i lotëve të djaloshit shqiptar në Tiranë, Swiderski nuk e pranon humbjen nga Shqipëria: Nuk duhet të humbim me këta rivalë

Swiderski ishte njeriu që shkaktoi jo pak provokime dhe mërzi në Tiranë në kualifikueset e Botërorit. Teksa do të shënonte golin e fitores të polakëve kundër Shqipërisë së Rejës, nisi të provokonte edhe tifozët shqiptarë. Po në atë ditë, lotët e një djaloshi të vogël u kthyen në imazhin kryesor. Megjithatë këto lotë trishtimi, u kthyen në gëzimi me Silvinjon. Në një intervistë të fundit për mediat polake, Sëiderski u shpreh se Polonia nuk duhet të humbi me rivalë si Shqipëria.


“Unë nuk mund ta shpjegoj këtë. Askush nuk e priste këtë. Thuhej se ishim në një grup të lehtë, por siç e shihni, nuk është e lehtë për ne. Ne e zhgënjejmë veten para së gjithash, për të mos përmendur tifozët. Nuk dua të besoj se jemi aq të dobët sa humbim tre nga tre ndeshje jashtë. Me gjithë respektin, nuk duhet të kemi asnjë problem me këta rivalë. Këto eliminime sigurisht që dhembin, por ne duhet të ngrihemi. Të flasësh është gjëja më e lehtë dhe gjërat nuk duken mirë.

Nuk mund të përballojmë diçka si ajo që pamë në Shqipëri. Është padyshim për të ardhur keq që goli u anulua. Papritmas u kthyem, shqiptarët morën kontrollin, shënuan 1-0 dhe gjërat nuk u bënë shumë interesante. Kemi lojtarë nga klube shumë të mira, por në Tiranë nuk dukeshim mirë si skuadër. Kishim probleme me mbajtjen e topit. Është për të ardhur keq që humbëm pjesën e parë dhe sigurisht që dolëm më mirë në pjesën e dytë, por goli i dytë fatkeq për Shqipërinë dukej se e vrau ndeshjen. U përpoqëm, por nuk funksionoi, ishte edhe për pasaktësi”, tha Sëiderski. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *