Fantastike/ Shtatori, muaji i kuqezinjve! Nga 0-2 në 3-2, përmbysje e çmendur me gola spektakolarë nga Shpresat e Bushit

Shtatori rezulton muaj i bekuar për kuqezinjtë. Pas rezultateve fantastike të Shqipërisë, suksesi përsëritet edhe nga Shpresat e udhëhequra nga Alban Bushi. Kombëtarja U21 ka treguar karakter mbrëmjen e sotme, teksa ka mposhtur Rumaninë me shifrat 3-2. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, ndërsa e dyta nisi menjëherë me gol.

Pak sekonda pas vërshëllimës së gjyqtarit dhe Grameni shkundi rrjetën e Shqipërisë U21. Ekipi ynë kombëtar nisi të reagonte, por në momentin e tyre më të mirë Borza i ndëshkoi për të dytën herë. Megjithatë, lojtarët e Alban Bushit nuk u dorëzuan. Kristian Shpendi hyri nga stoli dhe rihapi sërish lojën me golin e shënuar në minutën e 62-të. Nuk vonoi shumë dhe në të 71-tën Medon Berisha tund rrjetën me një gol të mrekullueshëm nga distanca. Ndërkohë, kur kronometri po numëronte minutën e 88, Pajaziti i jep goditjen përfundimtare rumunëve, duke përmbysur shifrat në 3-2. Shqipëria U21 merr kështu tre pikët e dyta në grup, pasi pak ditë më parë mposhti Armeninë U21 me rezultatin 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online