“Ishte një fitore e vuajtur”, Hoxhallari tregon “sekretin” ndaj Skënderbeut: Tifozët na dhanë shtysën për t’i mposhtur

Tirana e nisi me një spektakël golash sezonin e ri në “Abissnet Superiore“. Bardheblutë fituan me shifrat 4-2 kundër Skënderbeut, duke festuar më së miri rikthimin e tifozëve në tribuna. Këta të fundit duket se kanë qenë shtysa kryesore për kryeqytetasit që në fund të dilnin me tre pikët nga “Selman Stërmasi”. Diçka të tillë e pohon vetë Hoxhallari, i cili ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “RTV  Ora”.

“Nuk ishte fitore e thjeshtë. Ishte një fitore vuajtur. Ishin tifozët ata që na dhanë shtysën për të mposhtur kundërshtarin. Grupi është shkrirë,  e njihemi mirë  me njëri-tjetrin, trajnerin e  njohim. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Erion Hoxhallari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online