“Ishte pak dembel”! Trajneri i Southampton i jep të drejtë Rejës për Brojën: I fola shumë seriozisht, pastaj na tregoi…

Përse trajneri Reja e ka lënë Armando Brojën në tribunë ndaj Polonisë? Kritikat për trajnerin e Kombëtares po vazhdojnë ende pasi vendosi që sulmuesi i Southampton të shkonte së bashku me Muçin dhe Mitajn për ta ndjekur ndeshjen pa pagesë, por duke mos u ulur as në stol. Në raportimet tona kemi treguar se futbollistët në fjalë e kanë dhënë një marsh më pak në stërvitje se gjithë të tjerët, ndërsa koha vërtetoi gjithçka.

Megjithëse Reja zgjodhi që ta evitonte tregimin e së vërtetës për të mos goditur këto emra të rinjë, që mund të mos e përballonin dot presionin e tifozëve, trajneri i Southamptonit nuk kursen asgjë në tregimin e historisë për Armando Brojën. Ky i fundit erdhi nga Chelsea dhe e pa disi të lehtë terrenin duke mos e marrë shumë seriozisht këtë aventurë të re në fillim.

Trajneri Hasenhutl ka folur me sulmuesin dhe e ka lënë jashtë në dy takimet e para, për t’i treguar qartë se çfarë e pret nëse nuk përpiqet që në stërvitje. Më pas Broja kthehet për të demonstruar të gjitha vlerat e tij, më veçanërisht në ndeshjen e fundit.

“Dy javët e para unë isha duke kërkuar atë që prisja prej tij, por nuk pashë shumë, që të jem i sinqertë. Prandaj kisha biseda shumë serioze me Brojën për t’ia thënë hapur se dua të shikoj aftësitë e tij. Është pak startues i avashtë, duhet ta shtysh pak dhe tani po lëviz në drejtimin e duhur. Për mua është mbresëlënëse sa shpejt mëson ky lojtar dhe sa shpejt e përmirëson punën. Me Neëcastle e kam parë se pse skautët donin të nënshkruanin patjetër me të. Në fillim Broja ishte pak, jo plotësisht dembel, por nuk po më tregonte vlerat e tij. E nëse shkon në një klub të ri, duhet të tregosh menjëherë cilësitë e tua”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online