Tirana e nisi me një spektakël golash sezonin e ri në “Abissnet Superiore“. Bardheblutë fituan me shifrat 4-2 kundër Skënderbeut, duke festuar më së miri rikthimin e tifozëve në tribuna. Këta të fundit duket se kanë qenë shtysa kryesore për kryeqytetasit që në fund të dilnin me tre pikët nga “Selman Stërmasi”. Diçka të tillë e pohon vetë Hoxhallari, i cili ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “RTV Ora”.
“Nuk ishte fitore e thjeshtë. Ishte një fitore vuajtur. Ishin tifozët ata që na dhanë shtysën për të mposhtur kundërshtarin. Grupi është shkrirë, e njihemi mirë me njëri-tjetrin, trajnerin e njohim. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Erion Hoxhallari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/