Xhakomo Vrioni i habiti të gjithë tifozët shqiptarë me vendimin e tij. Pas sezonit të jetës te Tiroli ku shënoi të njëjtën kuotë golash sa edhe Adeyemi, talenti që më pas do t’i bashkohej Dortmundit, Vrioni “u zhduk” nga Europa.
Pavarësisht se kisha shumë interesime për të, sulmuesi shqiptar zgjodhi që të shkonte në MLS te New England Revolution. Vrioni po kalon një moment të mirë në këtë skuadër dhe tani ishte mundësia ideale për t’u kthyer sërish në Europë, për të qëndruar edhe në fokusin e Kombëtares.
Megjithatë duket se kjo nuk e shqetëson shumë për momentin Vrionin. Sipas menaxherit të vetë lojtarit, Silvio Pagliari, Xhakomo as nuk e mendon që të lëviz në këtë moment dhe ndihet shumë i lumtur në SHBA. /Sport Ekspres/