Ishte më i miri i ndeshjes, Latifi i ka sytë larg Superiores: Kam objektiv të luaj në kampionat tjetër, financat janë më të larta

Vllaznia-Dinamo ishte një nga ato ndeshje që çdo tifoz pret me padurim ti shohë. Ky duel i munguar prej vitesh ishte kartolina më e bukur e Superiores. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” i pati të gjitha, spektakël, emocione dhe një lumë golash. Kuqeblutë kanë triumfuar 6-3 ndaj “nëndetëses” në çmendurinë mes 9 golave. Në përfundim të kësaj supersfide protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Latifi (Vllaznia): “Nuk e marr si presion, por si motivim. Më kanë ndihmuar shumë të gjithë shikuesit për të mbërritur nivelin. Padiskutim që folozofia e Vllaznisë si skuadër më përshtatet. Por edhe trajnerit. Jam i kënaqur që kur kam ardhur me filozofinë e trajnerit sepse kërkon një lojë ofensive që më përshtatet shumë. Ne e kemi theksuar që jemi pretendentë për titull. E kemi treguar edhe në fushë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi bërë shumë gola. Objektivat e mia janë të luaj në një kampionat tjetër dhe sigurisht se pjesa financiare është më e madhe si dhe nivelet janë më të larta. Ato aventurat e kaluara ndoshta nuk kanë qenë më të mirat për mua”.

Shkëmbi (Dinamo): “Gabuam shumë. E nisëm mirë, shënuam gol. Nuk ishim të përqendruar, nuk arritëm të dilnim nga presioni i kundërshtarit. Pësuam nga një goditje standart. Të vjen keq se kishim punauar. Në futboll kur të ecën ters, e kam provuar edhe vetë si lojtar, kur përpiqesh ta mbledhësh është e vështirë. Gabuam në tërësi si skuadër në skuadrën mbrojtëse. Asnjëherë nuk harroj cilësitë që ka Vllaznia. Patjetër që ne i dinim cilësitë e kundërshtarit. U munduam të merrnim masat, por gjithçka shkoi keq. Normale që përgjegjësitë janë të miat e të stafit, pastaj të lojtarëve. U ndodh të gjithëve të kenë një moment të keq. Ndërrimet i bëra duke qenë në disavantazh. Mihana vuante presionin e kundërshtarit. Mendova të luaj për gjithçka, ose ta humb ndeshjen, ose ta kthej rezultatin”.

Brdariç (Vllaznia): “Së pari urime ekipit tim. Kishte shumë dëshirë sot. Besuam që nga sekonda e parë se jemi të aftë ta fitojmë këtë ndeshje. E kisha harruar që kishim fituar 5-3 me Laçin. Pas 2-3 orësh kur të shoh ndeshjen me siguri do të gjej diçka kur të më bjerë pak adrenalina. Para ndeshjes ishte gjithçka në balancë. Ishim të dyja ekipet me nga 6 pikë, megjithëse ne ndoshta mund të kishim 4 pikë më shumë. Tani jemi në vendin e dytë, Tirana në të parin.

Jemi shumë të gëzuar për fitoren që morëm sot. Jemi të dyja skuadra që kërkojmë të shkojmë sa më lart në renditje. Jemi duke ndërtuar Vllazninë e re. Çdo gjë vjen me kohën. Duhet të kemi pasion. Ndeshja e sotme nuk u fitua vetëm me mbrëmjen e sotme, pasi kemi 2 javë që punojmë për këtë ndeshje. Jam i lumtur për të gjithë golat. Golat më të thjeshtë janë më të mirët. Krijuam shumë raste dhe i vlerësoj të gjithë sulmuesit. Kemi punuar shumë javët e fundit në pjesën e finalizimeve. Ishin ekselentë sot”./Halit Deliabshi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online