“Ishte humbje e pamerituar”! Orges Shehi tregon arsyet e dështimit me Partizanin: U karikuam më tepër seç duhet…

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë. Ekipi i Ilir Dajës ka fituar në shifrat 1-2 duke minimizuar në maksimum shpresat e bardhebluve për t’u futur në luftën e titullit kampion, pas gabimeve të fundit që po vinin nga ekipet e mëdha.

Belica hapi rrugën e rrjetës në minutën e 29 teksa me një skemë të përgatitur në stërvitje nga Daja, nga goditja e këndit, do të sulmonte shtyllën e parë për të gjetur rrjetën. Vetëm pak më vonë baraspesha u kthye me supergolin e Hoxhallarit nga goditja e dënimit, e cila ishte një kryevepër me vete.

Në pjesën e dytë është vendosur derbi me Bardhin, teksa pas një aksioni fantastik dhe mes kombinimeve të bukura të lojtarëve të Partizanit, Bekaj është mposhtur për herë të dytë. Tirana provoi deri në momentet e fundit për të barazuar takimin, por pa ia dalë. Megjithatë vendi i parë i klasifikimit i takon Laçit që mundi në shifrat 0-2 Skënderbeun në transfertë falë golave të Shehut dhe Mazrekajt. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Shehi (Tirana): “Sigurisht që është humbje që të djeg, e pamerituar. Të vjen keq që e pësuam në dy situata që nuk ishim të përqëndruar dhe fati na ndëshkoi. Ekipi i karikuar shumë, madje në disa raste e kaluam cakun edhe limitin. Ky është futbolli, nëse nuk shënon, atëherë pëson. Rastet tona nuk i shfrytëzuam. Nuk jam nga ata trajnerë që vendos gishtin te lojtarët. I pari që gaboj jam unë, pastaj ata. Ishim të karikuar më shumë se duhet. Thashë ajo që ndikoi ishte pjesa që ne e kërkonim me patjetër fitoren për t’ia bërë dhuratë tifozëve dhe drejtuesëve. Ishim më të karikuar seç duhet”.

Daja (Partizani): “Vinim pas 2-3 rezultateve jo shumë të mira në këtë ndeshje kyçe. Ky është derbi dhe njëkohësisht ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar. Derbi duhet fituar me çdo kusht, por ne e kemi dominuar edhe lojën në pjesën më të madhe të rasteve. Dëgjova disa studio televiziove me trajner që bënin konstatimet në rolin e gazetarit se Partizani nuk di të ndryshojë vendosje. Ne kemi bërë një manovër tjetër ndaj Tiranës dhe do të ndryshojmë sërish nëse është e nevojshme. Ne nuk do ta përmendim fjalën kampion edhe pse jemi aty në garë. Nuk ishte ky objektivi, por dihet nga investimet e mëdha të presidentit Gaz Demi. Llogaritë bëhen në fundin e kampionatit”.

Duro (Laçi): “Ishte një ndeshje shumë e vështirë ajo ndaj Skënderbeut, ia kisha frikën. Ishte shumë e vështirë për t’u interpretuar. Sigurisht që jam i lumtur që jemi në vendin e parë tani. Kam thënë që Vllaznia del me 99% kampione duke parë diferencën që kishte. Ishte 18 pikë larg nesh përpara një muaji e gjysmë. Po të isha unë si trajneri i Vllaznisë, do e lija vetë skuadrën tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online