“Hahaha, e morët vesh kush është baba i derbit?”! Legjenda e Partizanit “thumbon” Tiranën

Fitorja e Partizanit ndaj Tiranës në shifrat 1-2 e ka vendosur skuadrën e “të kuqve” në një pozitë mjaft të mirë në luftën për titullin kampion. Tashmë Partizani ndodhet në vendin e dytë në kampionat, me vetëm dy pikë më pak se Laçi. Gjithashtu “demat e kuq” kanë eleminuar një kundërshtar direkt siç ishte Tirana në luftën e titullit kampion.

Në vitet e fundit, Partizani ka dalë më shumë herë triumfues në derbin e kryeqytetit. Kjo shpesh herë ka bërë që tifozat të ngacmojnë kampin kundërshtar. Edhe legjenda e të kuqëve, Edmond Dosti ka vendosur të “thumbojë” anën tjetër të kryeqytetit në një postim në Facebook. “Hahahaha e morët vesh kush është Baba i derbit dhe kush e mbizotëron futbollin në Tiranë?. Bravo cuna” – shkruhet në postimin e Dostit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online