Ishte e pamundur që ta kritikoje, Skënder Gega tregon se çfarë i tha Reja kur ishte te Shqipëria: Të nxirrte licencën, tregonte që kishte 1000 ndeshje

Reja ishte një nga trajnerët që i merrte në mënyrën më të keqe kritikat e bëra për Kombëtaren, pas Panuçit. Skënder Gega, në drejtimin e Podkastit të tij, “Soccer Talk Podcast”, këtë herë kishte ftuar Astrit Hafizin. Por Gega ndau një histori shumë domethënëse kur Reja ishte në krye të pankinës te Shqipëria.

“Kush do që vjen si trajner, përdor padyshim CV dhe karrierën e tij. Ndodh që vjen edhe një trajner si Reja, me 1000 ndeshje në karrierë. Por këto i përkasin të kaluarës. Në momentin që t’i thua u vendosëm keq në korne, ishim të pavëmendshëm, është e padrejtë që një trajner në atë lloj moshe të nxjerr licencën dhe të tregojë licencën.

 Më ndodhi mua, i bëra një pyetje Rejës kur isha i ftuar në një emision, Shqipëria luajti me Moldavinë. Po luanim me 3 mbrapa atëherë, por Moldavia nuk po kalonte mesfushën. Nuk i thanë se kush isha, dëgjoi vetëm pyetjen dhe më tha: “Ju që më bëni këtë pyetje, mos harroni se kam 1000 ndeshje në kurriz”. Dhe unë i thashë: “Në rregull, unë jam një përkrahës i joti dhe e kam veshur këtë bluze prej shumë vitesh”. Nëse je rehat me veten dhe me ndërgjegjen tënde, atëherë kaloje”, tha Skënder Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online