“Ishte e neveritshme”, Ceferini i tërheq veshin Mesit për festën e Argjentinës: Duhet të kishte reaguar, luan gjithë vitin me Mbapenë

Aleksandër Ceferini i është kthyer ngjarjeve që pasuan pas finales së Kupës së Botës. Portieri i Argjentinës nuk u rezervua aspak pas fitimit të Kupës së Botës, duke u tallur publikisht me Kilian Mbapenë. Presidenti i UEFA-s i dënon veprimet e Martinezit, të cilat i quan të neveritshme dhe primitive. Gjithashtu, Ceferini “i tërheq veshin” Mesit, që sipas tij duhet të kishte reaguar për shkak të faktit se luan në të njëjtin ekip me Mbapenë.

“Ishte një gjë e neveritshme, kjo nuk bëhet. Ju fituat Kupën e Botës! Trego pak madhështi dhe që nuk je primitiv. Mesi duhet të kishte thënë diçka, t’i thoshte të tregonte pak respekt. Në fund të fundit, ai luan gjithë vitin me Mbapenë”, ka thënë Aleksandër Ceferini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online