“Hajde futu në fushë, të shohim ty”! Situata e veçantë në Angli, ish-sulmuesi i Liverpul fton tifozin që të shënojë gola pasi kritikonte nga tribuna (VIDEO)

Andy Carroll ka pasur një mosmarrëveshje me një tifoz të klubit të tij, pasi Reading bie në zonën e rënies pas barazimit 1-1 me Birmingham. Skuadra e ish-sulmuesit të Liverpulit e gjen veten në treshen e fundit të kampionatit dhe tani janë në telashe të mëdha.

Pas vetëm gjashtë minutash, Andy Carroll gjeti rrjetën për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin. Por ishin miqtë që rrëmbyen një pikë falë goditjes me kokë të saktë nga ana e Lukas Jutkieëicz.

Momenti interesant ishte ai i debatit të Caroll me tifozin që po e mësonte sesi do të ishte shënuar një tjetër gol dhe do të ishte marrë fitorja. Sulmuesi i Reading nuk e kurseu ironinë duke e ftuar tifozin që të shpalosi talentin e tij në fushën e blertë, për ta komentuar nga tribuna, është shumë e thjeshtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online