Etrit Berisha e ka kaluar betejën me Covid-19 dhe prej disa kohësh është rikthyer të stërvitet me skuadrën. Portieri shqiptar ende nuk e ka zënë sërish vendin e titullarit, megjithatë po stërvitet fort për të rifituar sa më shpejt formën e tij të mëparshme. Këtë e zbulon edhe trajneri Edoardo Reja.
Kreu i pankinës kuqezi zbulon në Itali se ka folur së fundmi me Berishën dhe ky i fundit ishte në palestër duke u stërvitur. Më tej rrëfen edhe një detaj mbi infektimin e Hysajt dhe gardianit të Kombëtares, duke u ndjerë me fat për shkak se kishte udhëtuar krëhë për krahë me Berishën gjatë kthimit në Itali. Pak ditë më pas lojtari kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Jam dëgjuar me Berishën ditët e fundit dhe ai dukej shumë i lumtur, kishte shpirtin e ditëve më të mira. Ai po stërvitej në palestër dhe e kuptova se është në rrugën e kthimit në formë.
Ishte një gjë e çuditshme. Unë kisha disa lojtarë me virus, por të gjithë përveç dy “italianëve” Hysaj dhe Berisha e kishin kontraktuar atë në vendet ku ata luanin, kështu që unë nuk i thirra. Hysaj tashmë e tregoi në pas largimit. Ai na shpjegoi se kishte qenë në Shkodër me familjen e tij dhe duhet ta kishte kontraktuar atje. Problemi është se ai dhe Berisha janë shokë dhome.
Pas kësaj telefonate, unë dhe Etriti udhëtuam krah për krahë në aeroplanin që na ktheu në Itali dhe zbritëm në Venecia. Dhe një javë më vonë ai doli pozitiv. Padyshim që edhe unë shqetësohesha për veten time. Një ditë para se të merrja fluturimin me të me rezultova negativ, dhe madje edhe në atë që bëra më pas. Duke pasur parasysh moshën time, për fat të mirë për mua … rezultoi një luks. Pra, ka dy raste ose ai e mori virusin me ne dhe unë isha me fat, ose ai u infektua menjëherë më pas, në Itali”, ka deklaruar Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/