“Tirana ka tifozeri të zjarrtë në Ballkan, mezi pres derbin“, Seferi flet si bardheblu: Kisha parakontratë në Zvicër, por…

Taulant Seferi është goditja e bujshme në merkato për Tiranën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i qendroi besnik fjalës së dhënë për kampionët e Superiores, teksa priti deri në momentin që këta të fundit zhbllokuan merkaton e tyre për të hedhur kështu firmën në kontratë. Futbollisti i talentuar është një luks për kampionatin tonë dhe është prezantuar nga presidenti Refik Halili përpara mediave, ku ka thënë fjalët e tij të para si lojtar bardheblu.

“Kisha një parakontratë me një klub në Zvicër, isha duke ndenjur në shtëpi dhe më mori në telefon drejtori i Tiranës, Osmani. Kemi bërë një bisedë shumë të mirë dhe e vlerësoj për profesionalizmin, ma ka dërguar ofertë dhe nuk ishte aspak e vështirë. Tirana është një klub I madh dhe më kanë pritur shumë, ka një tifozeri të zjarrtë në Ballkan. Nuk jam menduar shumë dhe dua të ndihmoj Tiranën dhe klubi mua.

Kampionatin shqiptar e kam ndjekur pak, ndeshjet më kryesore, por besoj se ka më shumë kualitet se në Maqedoni dhe Kosovë. Është një kampionat shumë I mirë. Pres të fitoj eksperiencë, rezulate dhe do të bëjë maksimumin në këto 6 muaj që do të jem pjesë e këtij klubi”.

Derbi pas dy javësh? Shpresoj të jem në fushë dhe mezi po e pres atë ndeshje. Së pari nesër do të filloj stërvitjen e parë dhe fokusi është të jem në ndeshjen ndaj Kastriotit që shpresoj të na eci mirë e pastaj të mendoj për ndeshjen ndaj Partizanit”, ka deklaruar Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online