“Ishte basti i madh i Espanjol”! Në Spanjë shkruajnë për Keidi Baren: Blerja më i shtrenjtë, i kaloi të gjitha pritshmëritë

Keidi Bare ka rezultuar si transferim i suksesshëm për ekipin e Espanjol që zgjodhi të marrë mesfushorin shqiptar nga Malaga. Pas shkëlqimit në këtë skuadër, lojtari i Kombëtares nisi aventurën e re. Një zgjedhje kjo që ishte “fitore-fitore” nga të dy krahët. Espanjoli fitoi pikën kyçe në mesfushë dhe Bare nga ana tjetër do të rikthehet në “La Liga”, objektiv ky që nuk mund të realizohej me Malagan. Tifozët në Spanjë e admirojnë se tepërmi grintën e mesfushorit shqiptar që u ka hyrë menjëherë në zemër.

Po të njëjtin qëndrim mbajnë edhe mediat spanjolle karshi Keidit. Këtë herë është “Legradaonline” që e përshkruan lojtarin kuqezi si një bast të fituar të Espanjolit që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, “Keidi Bare ka qenë bast i madh i RCD Espanyol këtë sezon. Nënshkrimi më i shtrenjtë deri më tani, ku ekipi bardheblu dha 2 milionë euro për ta marrë në organikë.

Tjetri ishte Oscar Gil për të cilin u paguan 500 mijë euro të klauzolës. Keidi ishte dëshira e drejtorit sportiv i cili e vëzhgoi dhe e studioi me kujdes gjatë kohës që ishte në Málaga, gjithashtu në Divizionin e Dytë. Një operacion që, në kushte normale, do të kalonte pak më shumë pa u vërejtur, por pas asaj që na është dashur të jetojmë në kohët e fundit, dhe jo vetëm në botën e futbollit, meriton një ndalesë të plotë.

COVID-19 bëri kërdi në klube dhe të gjithëve iu desh të mbërtheheshin për të ndërtuar skuadra dhe për të ekuilibruar pagat e lojtarëve. Kështu, brenda këtij konteksti të ‘varfërisë’ ekonomike dhe me një kufi të pagës në rastin e Espanyol, basti dhe vendimi për Keidi Baren ishte më shumë se i rëndësishëm. Roli i tij në Málaga tashmë na ftoi të mendonim se ai ishte gati për një sfidë më kërkuese. Pas këtij sezoni mund të thuhet se ai i ka tejkaluar shumë të gjitha pritshmëritë”, shkruhet mes të tjerash në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *