UEFA e ka vlerësuar shumë ndeshjen mes Tiranës dhe Dinamo Batumit. Një arbitër i niveleve më të larta europiane do të vijë për këtë ndeshje të turit të parë të Conference League, që do të zhvillohet në Air Albania.
Bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Robert Jones. Ky arbitër gjykon në Premier League, ndërsa mes ndeshjeve të tij të fundit si arbitër kryesor ka drejtuar përballje si Arsenal-Chelsea, Manchester United-Fulham, Fulham-Leicester, ndërsa ishte arbitër i katërt te Manchester City-Chelsea. /Sport Ekspres/