“Është prerë bileta, do të vish edhe ti në Armeni”! Afrimi i fundit i Egnatias, lojtari i Kombëtares së Azerbajxhanit flet në mediat e vendit të tij

Vusal Iskanderli është një prej afrimeve të merkatos së verës te Egnatia. Kjo skuadër ka befasuar gjithmonë me goditjet në merkato dhe për këtë arsye, duhet parë me vëmendje sesi do të rezultojë edhe kjo lëvizje. Kështu Iskanderli pritet të përforcojë ekipin e Rrogozhinës në radhët e sulmit.

Lojtari 27-vjeçar ka luajtur edhe me Kombëtaren e Azerbajxhanit. I pyetur nga mediat e vendit të tij në Azerbajxhan, Isklanderli tregoi se do të jetë gati për ndeshjen e parë të Egnatias në transfertën armene kundër Ararat. “Dashtë Zoti që të jem aty. Trajneri më tha se bileta ime ishte prerë, më tha se do të shkoj me ekipin atje”, u shpreh Isklanderli në “Report”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online