Ishin surpriza e finales, Shulku falenderon vullnetarët: Jeni thesari jonë. Dyert e FSHF gjithmonë të hapura për ju!

Finalja e Conference League që u zhvillua në Tiranë më 25 maj ishte një nga eventet më madhështore që ka pritur dhe organizuar vendi ynë. Një ngjarje mjaft e veçantë dhe më e madhja futbollistike që e vendosi Shqipërinë në qendër të Europës dhe botës, duke e promovuar në mënyrë fantastike vendin tonë, teksa mijëra tifozë nga Italia e Holanda vizituan vendin tonë në datat 24-25 maj.

Në kuadër të këtij eventi, Federata Shqiptare e Futbollit siguroi pjesëmarrjen e rreth 400 vullnetarëve, të cilët u angazhuan në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke mbuluar dhe asistuar në pozicione të ndryshme, që nga siguria, media dhe akreditimi, venue logistic etj, si dhe duke organizuar ceremoninë hapëse të finales.

Një pjesë e vullnetarëve të ishin të pranishëm në këtë sfidë, vizituan sot ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili duke i falënderuar për të gjithë angazhimin e tyre në këtë finale, u shpreh se dyert e FSHF-së janë gjithmonë të hapura për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online