“Ishin si b.arbarë stadiumesh”, ish-lojtari polak i ashpër për kuqezinjtë: Shpresoj që FIFA ta përjashtojë Shqipërinë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë vijon të komentohet në mediat polake. Më tepër rreth incidentit të ndodhur pas shënimit të golit nga Sviderski, ku u ndërpre ndeshja për shkak të hedhjes së shisheve në fushë.

Një veprim ky që është pritur keq në Poloni, ku ka edhe nga ata që kërkojnë përjashtimin e Shqipërisë. Ish-futbollisti, Jan Tomazevski, është shprehur për “Super Express” se kërkon dënime të ashpra nga FIFA, ndërsa personat që hodhën sende në fushë i quan si b.arbarë stadiumesh.

“Sjellja e një pjese të audiencës është si b.arbarë dhe b.anditë stadiumi për mua. Shpresoj se FIFA do ta përjashtojë Shqipërinë nga ndeshjet e ardhshme. Duhet të jetë një ndëshkim i tillë që të mos ndodhë në asnjë fushë tjetër. Sepse nëse u lejohet atyre, gjithashtu do të na lejohet edhe ne”, ka thënë Jan Tomazevski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online