Ishin heronjtë e Euro 2020, UEFA i jep çmimin Kjaerit dhe stafit mjekësor të Danimarkës: Këtë vit çmimi kapërcen futbollin

Stafi mjekësor i Danimarkës ishin heronjtë e Kampionatit Europian, teksa me ndihmën e tyre arritën të rikthenin në jetë Kristian Eriksenin pas arrestit kardiak të pësuar. Një veprim i tillë nuk mund të lihet pa u vlerësuar edhe nga UEFA, e cila këtë herë Çmimin e Presidentit ia dhuron pikërisht stafit mjekësor të Kombëtares nordike, kapitenit Simon Kjaer dhe të gjithë personave të cilët bënë të mundur që mesfushori i Interit sot të gëzojë shëndet të plotë.

“Këtë vit, Çmimi i Presidentit e kapërcen futbollin. Na kujton, përgjithmonë, se jeta është gjëja më e rëndësishme dhe vë gjithçka në perspektivë. Unë dua t’i uroj Kristian Eriksenit dhe familjes së tij gjithë të mirat, ndërsa ai vazhdon shërimin e tij”, ka thënë Aleksandër Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online