Arritje e madhe/ Sulmuesi i Shqipërisë përfundon në finalen e “Golden Boy”, “lufton” me Pedri dhe Bellingham

Armando Broja ka bërë një debutim të shkëlqyer në sezonin e tij të parë si profesionist. Viteshe rezultoi hapi i duhur në karrierë, ku spikati me golat dhe potencialin e tij. Kjo ka bërë që talenti i futbollistit shqiptar të vihet re edhe nga mediat më prestigjoze europiane, duke u nominuar në listën për të fituar çmimin “Golden Boy”.

Ky është një trofe individual që shpërndahet nga gazeta italiane “Tuttosport” dhe është ekuivalenti i “Topit të Artë” por për lojtarët nën moshën 21-vjeçare. Emri i Armando Brojës figuronte në listën e shkurtuar me 100 lojtarë që u publikua fillimisht, ndërsa ditën e sotme ka marrë një tjetër shkurtim.

Tashmë janë mësuar 60 finalistët për çmimin “Golden Boy”, atje ku Armando Broja i ka rezistuar “shkurtimeve”. Pra futbollisti i Shqipërisë do të jetë në finalen e madhe për t’u shpallur si lojtari i ri më i mirë në Europë, me çmimin që e mban aktualisht Erling Haland. Ndërkohë dy kandidaturat më të forta për të fituar çmimin në këtë vit janë Bellingham dhe Pedri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online